Kronikë
Me shpejtësi “skëterrë” në rrugët e vendit, policia “namin” me gjoba dhe arrestime

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet dhe monitorimin me radar në rrugët e vendit për drejtuesit e mjeteve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Reklamë
Në vetëm 6 orë monitorim në aksin interurban Fier-Vlorë, në Bypass, janë hequr 19 patenta për shpejtësi që varionin nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe janë vendosur 62 gjoba.
Ndërkohë, janë hequr 63 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në të gjithë vendin janë arrestuar 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë.
Gjithashtu janë vendosur në total 1690 gjoba.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




