E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Me sa nxënës do jetë një klasë?”/ PD akuza qeverisë: Fillimi i vitit shkollor, pa asnjë plan

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzon qeverinë se nuk ka asnjë plan për fillimin e vitit të ri shkollor, duke shtuar se dalja e dy ministreve krijoi më shumë paqartësi sesa dha sqarime.

Sipas saj, një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë.

“• Sa të gjata do të jenë orët e mësimit? • Me sa turne do të jetë mësimi në Tiranë, ku shumica e shkollave janë me dy turne? • Me sa nxënës do të jetë një klasë? • Ku do të mësojnë nxënësit e shkollave të shkatërruara pas tërmetit? • Me rritjen e numrit të klasave me turne, sa është numri i mësuesve dhe ndihmës mësuesve që do të punësohen? • Cili është protokolli i sigurisë që do ndiqet në cdo shkollë dhe masat mbrojtëse që do sigurohen nga qeveria?  • Mbi të gjitha, sa është buxheti shtesë për të përballuar pandeminë në shkolla?”

Vokshi shtoi se nxënësit, studentët dhe prindërit e tyre nuk kanë nevojë për daljet me skype e deklaratat boshe, që sipas saj, nuk sqarojnë asgjë. “Strategjia për rihapjen e shkollave duhet të jetë publike”, theksoi demokratja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë