Subscribe

Tryeza e festës në një pjesë të familjeve shqiptare do të ketë disa mungesa këtë fundvit, për shkak se pandemia ka ndikuar, duke frenuar shpenzimet.

Ndryshe nga vitet e kaluar, qytetarët thonë se festimet do të jenë ndryshe si pasojë e kufizimeve.

 

 “Në familjen time janë të pakta mundësitë ekonomike, pensionet janë të ulëta.”

“Në shtëpi do festojmë, vetëm me burrin të dy, pa familjen e madhe se duhet të ruhemi. Gjelin e detit e kemi marrë, edhe bakllavanë, këto tradicionalet.”

 “Edhe prej pandemisë normale që do ketë mangësi, por jemi munduar t’i marrim masat dhe të festojmë ashtu familjarisht.”

 

 

Edhe tregtarët tregojnë se blerjet e konsumatorëve kanë qenë kryesisht të fokusuara tek artikujt bazikë ushqimorë. Sipas tyre, shitjet kanë shënuar rënie krahasuar me një vit më parë.

 

“Ka qenë rënie shumë, pa stabilitet ka qenë tregu. Blerjet janë më të ngadalta dhe klienti nuk është i stabilizum. Nga pak kanë marrë, artikujt e përditshëm zakonisht, këto artikujt e veçantë që janë për qerasje për shembull kanë marrë shumë pak. Edhe tregtarët e pikave të shumicës jane të dëshpëruar, nuk ka shitje, nuk ka stabilitet e ardhmja. Nëse vazhdon kështu situata tregtia, sidomos tregtarët e vegjël rrezikohen.”

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në korrik u shënua një rritje e lehtë e indeksit të vlerës së tregtisë me pakicë me bazë vjetore me 0.8%. Ndërsa në gusht, ky indeks shënoi një tkurrje prej 7.2% në raport me vitin e shkuar, duke reflektuar edhe turizmin e dobët, për shkak të izolimit.

 

Ndërkaq në muajin shtator, shitjet u gjallëruan pas shumë muajsh, duke u rritur me 3.7%, të nxitura nga fillimi i vitit shkollor dhe ardhja e vizitoreve nga Kosova.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *