Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me bojkotin e avokatëve pas ndryshimit të hartës gjyqësore.

 

Rama tha se harta do të jetë ajo që është dhe nuk do të ndryshojë ndërsa theksoi se me qeverinë e tij nuk flitet me gjuhë bojkotesh.

 

“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Habitem që ka akoma individë që besojnë se me ne mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Në këtu jemi kush ka diçka për ta ndarë e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi të flasim, të dëgjojmë,” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *