E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Më në fund në shtëpi, pas 9 muajsh në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë (VIDEO)

Pas nëntë muajsh në hapësirë, astronautët e NASA-s, Butch Wilmore dhe Sunny Williams janë kthyer më në fund në Tokë.

Kapsula e SpaceX bëri një rihyrje të shpejtë në atmosferën e Tokës, përpara se katër parashuta të hapeshin për të bërë të mundur uljen e sigurt në bregun e Floridës.

Astronautët, të cilët u ulën të sigurt, u ndihmuan të dilnin nga kapsula së bashku me anëtarët e tjerë të ekuipazhit, Nick Hague i NASA-s dhe kozmonauti rus Alexander Gorbunov.

“Ekuipazhi është në gjendje të shkëlqyeshme,” tha Steve Stitch, menaxher i programit të ekuipazhit komercial të NASA-s, në një konferencë për shtyp.

Kjo përfundon një mision që supozohej të zgjaste vetëm tetë ditë.

Astronautët mbetën të bllokuar për 9 muaj pasi anija kozmike që përdorën për të udhëtuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pësoi probleme teknike.

Udhëtimi i kthimit zgjati 17 orë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë