Dy vajza të mitura në Agios Panteleimon në Greqi kanë denoncuar në polici për një burrë të panjohur që i ka sulmuar në rrugë.

Denoncimin e parë pranë punonjësve të Departamentit të Sigurisë së zonës e ka bërë një vajzë 14-vjeçare nga Bangladeshi, e cila së bashku me të atin kanë dëshmuar në polici se mesditën e së hënës, teksa po hynte në shtëpinë e saj, është ndjekur nga një burrë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai hyri me të në ashensor, i bëri shenjë se kishte armë që ajo të mos reagonte dhe pasi e sulmoi, më pas u largua me vrap nga vendi i ngjarjes.

Vajza e mitur ka dhënë përshkrime në polici, kanë nisur kërkimet, por deri më tani nuk është bërë i mundur gjetja e autorit. Shqetësimi u bë edhe më i madh kur të nesërmen një vajzë e dytë 14-vjeçare nga Shqipëria u shfaq në komisariat duke denoncuar në një rrugë tjetër në zonën e Agios Panteleimonas se teksa po hynte në shtëpinë e saj, ajo ndiqej nga një burrë i panjohur.

Ai u fut në ashensor me të, priti që dritat të fiken dhe filloi t’i fliste anglisht duke u përpjekur ta mbante brenda. Ai u përpoq ta nxirrte nga ashensori, me sa duket për të vazhduar atë që kishte nisur. Vajza bërtiti, vrapoi dhe arriti të shpëtonte.

Policia ka përshkrime dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e personit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *