E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Më ndjekin njerëz! Duan të më vrasin”/ Flet babai i autorit të sulmit në xhami

Babai i Rudolf Nikollajt, 34-vjeçari që sulmoi me thikë 5 besimtarë myslimanë, ka rrëfyer se djali i tij vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Ai tha se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pas ardhjes nga Maqedonia e Veriut, ndërsa tha se ishte shtruar 5 herë në spitalin Psikiatrik.

Babai i 34-vjeçarit tregoi se shumë herë i biri i fliste për persona të panjohur që e ndiqnin vazhdimisht, me qëllim për ta vrarë.

Reklamë

Më tej, ai deklaroi se Rudolfi kishte frekuentuar xhaminë që në gjimnaz. Mirëpo, sipas tij, ai nuk pranohej nga shumë besimtarë, të cilët e konsideronin si “kaur”.

“Ai u çonte natën disa herë. Unë mendoj se ka pasur kërcënime. E kanë ndjekur njerëzit. Unë i kam thënë; nëse ke borxhe, t’i paguan babi, sa lekë të jenë. Ai më ka thënë; më ndjekin shumë njerëz nga pas. E largova nga shtëpia tek stadiumi ‘Qemal Stafa’ i gjeta një tjetër me qira. Gjasme sikur ishte vend i keq që e ndiqnin njerëzit. E pyeta: “A të ndjek kush më?”. Ai më tha: “Vazhdojnë të më ndjekin po ata persona”. Edhe ai tek ajo xhamia tek Rruga e Kavajës, rrallë herë ka shkuar me u fal. Ai u pat larguar prej xhamisë tek Rruga e Kavajës, shkonte në xhami tjetër. I pata thënë, mos ik or bab në xhami. Meqë e sheh se nuk të duan njerëzit aty, se të thonë: ‘Je kaur e do me na prish’. Këtë punën e xhamisë e ka vazhduar që në shkollë të mesme, të falmen që në shkollë të mesme. Kam parë njerëz që i kanë ardhur çunit tim afër, ishin nga Peshkopia. Çuni është i degraduar, ose e ka nga stresi që e kanë kthyer në Rinas. Ka 6 fëmijë, i kam rritur me shumë halle. Jam katolik. Kur erdhi kjo koha e demokracisë, një hoxhë që rrinte këtu i merrte fëmijët dhe tentonte t’i kthente fëmijët në myslimanë. Më pas nisi djali duke u falur.”

Më shumë video

Reklamë