E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Më mungon shumë babi”/ Vajza e George Floyd ende nuk e di atë që ndodhi

Gianna Floyd, vajza 6-vjeçare e George Floyd, nuk e di akoma sesi ka humbur jetën babai i saj.

Reklamë

Ajo, bashkë me nënën e saj, Roxie Washington janë intervistuar nga mediat e huaja.

“Dua që njerëzit të dinë sesa shumë më mungon babi im”, ka thënë e vogla.

Ndërsa nëna e saj ka shpjeguar se nuk i ka treguar ende gjë për ngjarjen e ndodhur.

“Thjesht i kam thënë që babi i vet ka vdekur sepse nuk merrte dot frymë.”

Ajo kërkoi drejtësi për vdekjen e George Floyd.

“Në fund, ata të gjithë kthehen tek familjet e tyre. Ndërsa vajza ime nuk do ta ketë më kurrë babain i saj. George nuk do ta shohë vajzën teksa rritet.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë