Policia e Fierit arrestoi këtë të premte katër persona. Shtetasit A. Sh., 43 vjeç, L. B., 53 vjeç, H. M., 46 vjeç dhe I. V., 38 vjeç (punonjës policie) u kapën në lokalin e një prej të arrestuarve.

Ata kishin në lokal 34 gram kokaine, ndrërsa në shtëpi tre armë gjahu pa leje.

Katër të prangosurit akuzohen për “Prodhimi dhe shitje narkotikësh”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *