E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Më kërcënoi në telefon”/ Valteri përplaset me Gjiknurin jashtë Kuvendit

Deputeti i opozitës Halit Valteri dhe ai i PS-së, Damian Gjiknuri u përplasën këtë të hënë jashtë sallës së Kuvendit.

Ata u filmuan duke debatuar verbalisht me njëri-tjetrin, sa ishte e domosdoshme ndërhyrja e truprojave për t’i ndarë.

Reklamë

Gjatë një prononcimi për mediat, Valteri pohoi se ishte Gjiknuri ai që e telefonoi duke e kërcënuar.

“Nuk jam unë idiot dhe të dal nga seanca, më telefonoi duke më kërcënuar duke më thënë nuk më njihni. Për fjalën time kur them se Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat. I them Edi Ramës ta heqë këtë qen bir qeni. Ka vjedhur miliona tek CEZ-i.”

Nga ana tjetër, Gjiknuri sqaroi se nuk ka asgjë personale me Valterin, ndërsa theksoi se sot është më i rëndësishëm ligji i ri zgjedhor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë