“Nuk kam patur për qëllim ta vras”, është shprehur polici Erion Goxhara që u vetëdorëzua në drejtorinë e kryeqytetit mbrëmjen e 21 gushtit për plagosjen e inxhinierit të Entit të Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta.
Sipas tij, ai u provokua nga inxhinieri ndaj dhe ndërmori aktin e rëndë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Isha tek Komuna e Parisit me vajzën dhe ishim ulur në një sufllaqe. Para tavolinës tonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Ai kaloi dy herë para tavolinës sime dhe më ngacmonte gjithmonë që të përballeshim dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna. Të hënën nuk durova më dhe e qëllova. Kam çuar diku vajzën dhe jam kthyer ku edhe kam qëlluar ndaj tij. Nuk kam dashur ta vras dhe prandaj qëllova poshtë. Nuk e kam bërë me paramendim, dhe nuk kam patur për qëllim ta vras. Kam përdorur armën e shërbimit që mbaja me vete”, ka deklaruar Goxhara.
Menjëherë pasi plagosi 48 vjeçarin, Erion Goxhara rrëfen se takoi të birin, e më pas u arratis.
“Pas plagosjes kam telefonuar djalin dhe e kam takuar tek rreth rrotullimi i Shkozës. Kemi shkuar bashkë me taksi për në Fresk dhe aty jam përballur me një polic civil, i cili më thirri me emër dhe më tha të qëndroj duke më nxjerrë armën. Unë i thashë më mirë vras veten sesa të dorëzohem dhe jam larguar në drejtim të Dajtit derisa vendosa të vetëdorëzohem”, ka thënë ai.
Burime pranë grupit hetimor thanë se megjithë shpjegimet e Goxharës, ka dyshime se efektivi i policisë e ka ndjekur inxhinierin dhe ka planifikuar ngjarjen. Ndërkohë, shpjegime do të japë edhe i plagosuri, Lorenc Kosta, por deri në këtë moment ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autori u vetëdorëzua në drejtorinë vendore të Tiranës pasditen e së mërkurës i pashoqëruar as nga avokati i tij.
/vizionplus.tv










