Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 February 2026
Vizion fokus

Starmer: Duhet krijuar një NATO më evropiane

Vëllai vret vëllanë me thikë në Greqi

Fieraku zihet me dy venezueliane, u përplas derën në...

Zvicra konfirmon se bisedimet SHBA-Iran do të rifillojnë javën...

Ra nga muri gjatë një tentative grabitjeje, humb jetën...

Rusia hedh poshtë akuzat për helmimin e Navalny: Mashtrim...

Detaje nga vrasja e Kevin Muharremit në Itali/ Autori...

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, rëndohet trafiku

Sulm me thikë në Stamboll, plagosen 6 persona, mes...

Von der Leyen: Ka ardhur koha që Evropa të...

Me jaht luksoz drejt Britanisë, arrestohen 20 emigrantë shqiptarë! Në pranga edhe 3 kontrabandistët bashkatdhetarë

15 Prill 09:50

Tre kontrabandistë shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike, pasi 20 migrantë u gjetën të fshehur në një jaht të nisur për në Bregun Jugor të Britanisë.

Anija e madhe luksoze besohet se ka lundruar nga Brest, Francë dhe është kapur në Kanalin anglez gjatë rrugës për në Newquay të dielën.

Kur oficerët e Forcave Kufitare kontrolluan jahtin, gjetën 20 pasagjerë të fshehur poshtë kuvertës.

Të gjithë mendohet se janë shtetas shqiptarë. 19 burrat dhe një grua janë arrestuar dhe pritet të dëbohen nga Britania e Madhe, tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme.

Në lidhje me ngjarjen, shtetasja shqiptare Bleda Bega, 44 vjeçe, është akuzuar për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend.

Asaj i është caktuar masa e paraburgimit. Dy persona të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuan nën dyshimin për të njëjtën vepër. Hetimet vijojnë.

11 anije, me 656 persona, bënë udhëtimin nëpër Kanal të shtunën, numri më i lartë në një ditë të vetme këtë vit.

Të dhënat e përkohshme sugjerojnë një numër rekord migrantësh që kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla këtë vit, me më shumë se 8,000 njerëz që kanë mbërritur në katër muajt e parë të 2025.

Një zëdhënës i Home Office tha: Kontrabandistëve nuk u intereson nëse njerëzit e pambrojtur që shfrytëzojnë jetojnë apo vdesin, për sa kohë që paguajnë dhe ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të çmontuar modelet e tyre të biznesit dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Britani E Madhe emigrantë shqiptare

Nga e njëjta kategori

Starmer: Duhet krijuar një NATO më evropiane

më shumë...

Vëllai vret vëllanë me thikë në Greqi

më shumë...

Zvicra konfirmon se bisedimet SHBA-Iran do të rifillojnë javën e ardhshme në Gjenevë

më shumë...

Rusia hedh poshtë akuzat për helmimin e Navalny: Mashtrim i propagandës perëndimore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:38

Starmer: Duhet krijuar një NATO më evropiane

10:23

Nga çaji jeshil te ai i limonit,...

10:07

Vëllai vret vëllanë me thikë në Greqi

9:52

Si të ndërtoni një marrëdhënie të shëndetshme...

9:28

Kurti takim me senatorët amerikanë, diskutohet anëtarësimi...

8:45

Fieraku zihet me dy venezueliane, u përplas...

8:39

Zvicra konfirmon se bisedimet SHBA-Iran do të...

8:29

Ra nga muri gjatë një tentative grabitjeje,...

8:15

Rusia hedh poshtë akuzat për helmimin e...

8:01

Detaje nga vrasja e Kevin Muharremit në...

7:42

Ushqime të lehta dhe të shëndetshme që...

7:25

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, rëndohet trafiku

7:11

Sulm me thikë në Stamboll, plagosen 6...

6:58

Von der Leyen: Ka ardhur koha që...

6:33

VIDEO/ Stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka në...

6:30

Magjiku Ernest Muçi realizon përballë Fenerbahçes

6:20

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin

6:07

Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Ne do...

5:54

Forcojnë imunitetin dhe luftojnë astmën, çajrat më...

5:43

Spiropali takim me Ministrin Krichbaum: Procesi i...

Më të klikuarat

  • Vëllai vret vëllanë me thikë në Greqi
  • Del FOTO/ Ky është 26-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali
  • Vetëplagoset 18-vjeçarja me armë zjarri, arrestohen 2 person...
  • 57-vjeçari hedh gabimisht 130 mijë euro ar në plehra
  • Rei Manaj “çmend” tifozët e Sivaspor, realizon dy gola brend...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.