52-vjeçarja italiane që u plagos nga 1 plumb qorr në 1 janar është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë nga hetuesit.

Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart dhe i ka rënë në qafë.

Më vonë rezultoi se bëhet fjalë për plumb.

Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi.

Janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës, por akoma nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë, mëson Vizion Plus.

Ngjarja ndodhi në Bulevardin Zogu I, rreth orës 00:35 minuta të 1 janarit 2024.

Në njoftimin e shpërndarë paraditen e 1 janarit policia informoi se dyshonte se plaga mund të ishte shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia por ende nuk ishte identifikuar burimi i zjarrit.

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila  ndodhet  në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” informoi policia e Tiranës atë ditë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *