E diel, 22 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 56 sekonda më parë
Politikë

Me dorën mbi Kushtetutë, betohet ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo

Ditën e sotme, në mjediset e Pallatit të Brigadave u zhvillua ceremonia e betimit përpara Presidentit të vendit Bajram Begaj, e Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo.

Ervin Demo me dorën mbi Kushtetutë deklaroi: Betohem!

Më 11 shtator, ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari dha dorëheqjen nga detyra. Në vend të tij, u emërua Ervin Demo, i cili prej shtatorit të vitit 2025 mbante postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Përpara këtij emërimi, ai drejtoi Bashkinë e Beratit për gjashtë vite, nga 2019 deri në 2025.

Gjatë drejtimit të bashkisë, Demo u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje. Një tjetër fokus i tij ka qenë zhvillimi i turizmit.

Reklamë

Karriera e Demos është e lidhur edhe me arsimin dhe administratën publike. Në vitet 2017–2018 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

Që prej vitit 2004, Demo është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Ai ka kryer studimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku është specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.

Emërimi i Demos në krye të Ministrisë së Brendshme shënon një tjetër lëvizje në strukturën e qeverisë, pas largimit të Lamallarit nga kjo detyrë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.