Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

“Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje”, e mitura bullgare rrëfen tmerrin se si ra pre e abuzimit

6 Dhjetor 18:35

Një vajzë e mitur me origjinë nga Bullgaria ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar para autoriteteve greke. Ajo rrefeu se si ra pre e një rrjeti trafikimi seksual që vepronte në Selanik.

Pas dëshmisë së të miturës tre anëtarë të grupit kriminal janë arrestuar dhe lënë në burg, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Nga ajo që raportojnë mediat greke mësohet se vajza kishte pasur më parë një lidhje romantike në Bullgari dhe kishte lindur një vajzë, por më pas ishte mashtruar nga një bashkatdhetar 12 vite më i madh, i cili i premtoi punë në Itali. Pasi qëndruan atje për disa kohë, ai e bindi të udhëtonte drejt Greqisë, duke i thënë se do të gjente një punë të mirë.

Por sapo mbërritën në Selanik, burri e la në një apartament nën kujdesin e një gruaje shqiptare rreth 30 vjeçe. E mitura ka treguar se që nga ajo ditë, nisi kalvari i saj i tmerrshëm.

“Natën vonë vinin klientë në shtëpi. Gruaja shqiptare pinte me ta dhe më pas dilte, duke më lënë vetëm me ta. Ajo më urdhëronte të bëja gjithçka që kërkonin”, ka dëshmuar e mitura.

Vajza ka treguar se çdo ditë ishte e mbyllur dhe e ruajtur, pa mundësi për t’u larguar. Trafikantët planifikonin ta dërgonin në Gjermani për ta shfrytëzuar sërish në prostitucion. Por një natë, e mitura arriti të arratisej duke thyer qepenin e dritares, dhe u paraqit në Stacionin e Policisë, ku kërkoi ndihmë dhe tregoi gjithçka që kishte përjetuar.

Hetimet e policisë greke kanë konfirmuar se në apartament janë gjetur prova që lidhen me veprimtarinë e rrjetit të prostitucionit. Autoritetet dyshojnë se gruaja shqiptare dhe partneri i saj kanë luajtur rol aktiv në mbajtjen dhe shfrytëzimin e vajzës së mitur.

Rasti ka shkaktuar indinjatë të madhe në Greqi, duke nxjerrë në pah rritjen e rasteve të trafikimit të grave dhe vajzave nga Europa Lindore drejt vendeve të BE-së.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
E Mitura Rrefen shqiptare shtepi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

më shumë...

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun dhe Shalën në seancën e së dielës

më shumë...

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë! Një pjesë e protestuesve vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi ngjarjen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.