Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit.
Në kuadër të operacionit “Siguria” u vu në pranga shtetasi Klaudio Vuksani, që po mbante një armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak për këtë armë.
21-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./vizionplus.tv





