Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje kriminale. Një 40-vjeçar ishte vene në kërkim të bashkëshortes së tij, e cila ishte larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët.
Sipas bluve të Durrësit, 40-vjeçari, banues në fshatin Shkallnur, u arrestua teksa po qarkullonte me armë zjarri automatik me karikator me municion luftarak, në makinë.
Nga hetimet rezulton se ai ishte larguar prej ditësh nga shtëpia, sepse gruaja e tij ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata e Durrësit për shkak të dhunës së ushtruar prej tij.





