E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me 215 km/ h në Tiranë, policia apel shoferëve

Shpejtësia është një ndër problemet kryesore për policinë rrugore. Mbrëmjen e së premtes është kapur nga radarët një shofer që lëvizte me 215 km në orë, të cilit i është hequr leja e drejtimit.

 

Gjithashtu policia ka një apel për të gjithë drejtuesit e makinave. “A e di ti që “Shpejtësia është një thikë që e ndan jetën në dysh? Sonte falëndero policinë që të ndaloi dhe e mbylle me heqje patente. Nisuni më shpejt po nuk të premton koha, respekto rregullat e qarkullimit, në rast se do të mbërrish i sigurt në destinacion”.

 

Ndërkohë gjatë muajve të fundit në Shqipëri janë regjistruar disa aksidente, me disa viktima dhe të plagosur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë