Policia ka vënë në procedim penal tre persona lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Qatrom të Korçës, ku humbën jetën dy kushërinjtë 17-vjeçarë. Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve të korrupsionit kanë vënë re mangësi në dokumentacionin e paraqitur nga shoqëria që operonte në vendin ku humbën jetën dy të rinjtë. Aktualisht po ndiqet penalisht jo vetëm administratori i shoqërisë, e cila ka shfrytëzuar tokën, por edhe ish-kryetari i komunës Drenovë, Flamur Sala si dhe administratori i kësaj njësie administrative, për “Shpërdorim Detyre”. Kushërinjtë Tahirllari u mbytën në vendin e quajtur “Gropa e Danielit” vetëm pak ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *