Bashkëshorti i 20-vjeçares, e cila u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në Greqi, pranë krevatit të foshnjes, ka pranuar autorësinë e krimit që i tronditi të gjithë.

 

Pas më shumë se tetë orësh në pyetje nga policia, 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos ka pranuar se ka qenë ai që ka vrarë bashkëshorten e tij.

 

Ai tha para autoriteteve se Caroline i kishte kërkuar divorcin, ndërsa pretendoi se ajo gjithashtu e kërcënoi se do t’i merrte fëmijën 11-muajsh dhe do të largohej. Provat që kishte siguruar policia ishin të pakontestueshme, ndaj 32-vjeçari u detyrua që të pranonte fajin, çka çoi dhe në arrestimin e tij.

 

32-vjeçari deklaroi se e ka mbajtur të fshehtë deri në këto momente krimin, pasi mendonte për të bijën, e nuk donte që ajo të rritej e vetme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *