E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Mbyten pesë emigrantë në ujërat grekë/ Greqia fajëson autoritetet turke: Nuk i shpëtuan

Pesë emigrantë kanë humbur jetën në ujërat grekë, duke regjistruar një tjetër tragjedi. Mediat helenase raportojnë se dy anije janë mbytur në Lesvos dhe Samos të hënën në mëngjes.

 

Reklamë

Rojet bregdetare kanë mundur të shpëtojnë 22 persona, të cilët janë transferuar për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Mediat greke shkruajnë se anija me emigrantë në Lesvos ndodhej 3 milje detare brenda ujërave territoriale turke.

 

” Autoritetet turke u thirrën për shpëtim, por nuk u përgjigjën”, shkruan Protothema.

 

Më herët, autoritetet greke janë ‘kryqëzuar’ për indiferencën e treguar ndaj emigrantëve në ujërat e tyre, duke mos evituar tragjedinë e qindra personave.

 

Në qershor, qindra njerëz u mbytën në ujërat ndërkombëtare në Greqi, pasi barka e peshkimit, me të cilën po udhëtonin, u përmbys rrugës për në Itali nga Libia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë