Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe...

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Turqia propozon një alternativë ndaj krizës energjetike

18 Mars 21:00

Turqia po promovon një zgjidhje të saj për krizën energjetike të shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, duke propozuar zgjerimin e tubacionit të naftës Irak–Turqi deri në Basra.

Qeveria turke synon të nxjerrë në pah një korridor alternativ energjetik për naftën irakiane, me qëllim uljen e varësisë nga kjo rrugë strategjike.

Konkretisht, ministri i Energjisë i Turqisë, Alparslan Bayraktar, deklaroi sot në një intervistë për rrjetin televiziv NTV se është propozuar zgjerimi i tubacionit ekzistues që lidh Turqinë me Irakun deri në qytetin-port jugor të Basrës.

“Ne kemi propozuar gjithashtu këtë: të zgjerojmë këtë tubacion, i cili sot arrin deri në Kirkuk, deri në Basra”, u shpreh ministri turk i Energjisë.

Ankaraja vlerëson se ky projekt mund të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të eksporteve të Irakut dhe të hapë tregje të reja.

Bayraktar theksoi se në fazën fillestare, përmes këtij tubacioni mund të transportohen nga 170 mijë deri në 250 mijë fuçi naftë në ditë, ndërsa nënvizoi potencialin më të gjerë të projektit.

“Sot, Iraku eksporton rreth tre milionë fuçi naftë bruto në ditë. Rreth 1.5 milion fuçi, pra afro 50%, mund të transportohen përmes këtij tubacioni, duke arritur te klientë të rinj, veçanërisht në rajonin e Mesdheut”, deklaroi ai.

Propozimi turk vjen si reagim ndaj tronditjes së fortë të shkaktuar nga ndërprerja e rrjedhës së naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

Irani ka ndërprerë në mënyrë efektive kalimin përmes kësaj ngushtice, duke goditur rëndë tregtinë globale të energjisë, pasi përmes saj kalonin rreth 20 milionë fuçi naftë dhe produkte të saj çdo ditë.

Ministri turk nënvizoi se Ankaraja kishte paralajmëruar prej vitesh për nevojën e krijimit të rrugëve alternative energjetike.

Propozimi mbështetet në një infrastrukturë ekzistuese, e cila megjithatë ka mbetur kryesisht jashtë funksionit vitet e fundit.

Tubacioni Irak–Turqi, me gjatësi rreth 970 kilometra, lidh që nga viti 1976 qytetin e Kirkukut me portin turk të Ceyhanit. Pavarësisht funksionimit të disa linjave nga rajoni autonom kurd, tubacioni kryesor ka qenë praktikisht i bllokuar që nga viti 2014, pas sulmeve të Shtetit Islamik.

Bagdadi ka njoftuar se punimet për rikthimin e funksionimit janë drejt përfundimit, ndërsa është arritur edhe një marrëveshje me Qeverinë Rajonale të Kurdistanit për rifillimin e eksporteve përmes Turqisë.

Zgjerimi i mundshëm deri në Basra lidhet me projektin “Rruga e Zhvillimit”, i cili parashikon krijimin e një rrjeti transporti dhe energjie nga Gjiri Persik drejt Turqisë dhe Evropës. Megjithatë, mosmarrëveshjet politike brenda Irakut po vonojnë progresin e projektit, i cili pritet të kërkojë vite dhe investime të konsiderueshme për t’u realizuar.

Paralelisht, Ankaraja po shqyrton edhe lidhje të tjera energjetike, duke forcuar rolin e saj si një nyje kyçe për transportin e energjisë.

Bayraktar bëri të ditur se janë në zhvillim bisedime me Arabinë Saudite për krijimin e një linje transmetimi të energjisë elektrike drejt Turqisë dhe, përmes saj, drejt Evropës.

“Po punojmë për një linjë transmetimi të energjisë elektrike nga Arabia Saudite drejt Turqisë dhe për dërgimin e energjisë në Evropë përmes Turqisë. Kjo do të thotë se Turqia tashmë është një vend ku mund të ndërtohet kjo zinxhir vlere”, u shpreh Alparslan Bayraktar.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
hormuzi ngushtica Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku, një i plagosur me thikë

më shumë...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla ndan videon, ironizon protestuesit

më shumë...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të rinjve: Bashkohuni me Policinë e Shtetit

më shumë...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku,...

10:25

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon...

10:19

“Nuk është më e flamingove, por e...

10:11

Si të dalloni një person që ka...

9:56

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari...

9:50

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin...

9:43

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:28

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje...

9:21

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë...

9:00

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.