E shtunë, 31 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer: Po punojmë me aleatët për rihapjen dhe garantimit e sigurisë së trafikut detar

Britania po punon me aleatët për një plan që do të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe do të garantojë sigurinë e trafikut detar. Kështu deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer, duke theksuar se kjo është thelbësore për stabilitetin e tregjeve.

Ai tha se operacioni amerikan ka “dobësuar ndjeshëm” kapacitetet ushtarake të Iranit, por paralajmëroi se pas konfliktit do të nevojitet një marrëveshje e negociuar për të kufizuar programin bërthamor të Teheranit dhe për të garantuar lirinë e lundrimit.

Reklamë

Starmer shtoi se mbi 92 mijë shtetas britanikë janë kthyer në vend që nga nisja e luftës, ndërsa Britania ka mijëra ushtarë në Qipro, tre skuadrone avionësh luftarakë dhe ekipe kundër dronëve për të përballuar sulmet iraniane.

Ai theksoi gjithashtu se lufta në Lindjen e Mesme nuk duhet të kthehet në një përfitim për Rusinë. “Është jetike që të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, u shpreh ai.

Reklamë

Kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi se lufta në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt në çmimet e energjisë dhe në koston e jetesës. Ai njoftoi një paketë prej 53 milionë paund për familjet më të rrezikuara në Britani që përdorin naftë për ngrohje.

Sipas Starmer, qeveria do të mbajë të kufizuara faturat e energjisë deri në fund të qershorit dhe do të zgjasë edhe kufirin për taksën e karburantit deri në shtator, për të lehtësuar presionin mbi familjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë