Kronikë
Mbyllja e Kakavijës për 24 orë, mbi 100 kamionë presin në radhë për të kaluar në Greqi

Pas përfundimit të grevës së punonjësve të doganës greke, në Kakavijë është krijuar një radhë kamionësh prej 2 km që kanë për qëllim kalimin drejt Greqisë.
Vizion Plus bën me dije se në pritje janë rreth 100 kamionë.
Autoritetet e policisë greke njoftuan dy ditë më parë policinë shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës për grevën që do të niste nga punonjësit e doganës greke. Ndërprerja e punës nga pala greke nisi prej orës 7 të mëngjesit me orën greke, ose ora 6 me orën lokale në Shqipëri deri në mëngjesin e orës 7 të ditës së sotme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




