E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbyllet votimi për primaret e PD në qarkun e Korçës/ Rritet numri i pjesëmarrësve

Mbyllet procesi i votimit për primaret në të gjitha degët e Partisë Demokratike në juglindje të vendit.

 

Ndryshe nga të gjitha votimet e tjera, vihet re një rritje e numrit të votuesve në bashkitë Kolonjë, Devoll, Maliq dhe Pogradec. Ndërkohë që në degën e PD të Korccës kanë votuar vetëm 35 % të anëtarësisë.

 

Reklamë

Por drejtuesit lokalë të selisë blu të bashkisë më të madhe në juglindje të vendit, thonë se 1030 votues nuk kanë qenë as në zgjedhjet e fundit për referendumin e Sali Berishës, madje gjithmonë sipas të njëjtave burime, në primaret e datës së sotme janë gati 300 votues më shumë.

 

Procesi i votimit është mbyllur pa asnjë incident në të gjitha qendrat e votimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë