Subscribe

“Al Pazar” mbërrin në fund të rrugëtimit edhe për këtë sezon. Sot në mbrëmje, nga shtëpia e humorit, Vizion Plus premton shumë të qeshura e si gjithnjë shoqëruar me muzikë të zgjedhur.

 

Personazhet më të dashur për publikun do të vijnë edhe në këtë mbrëmje të fundit për t’ju argëtuar.

 

Kanë qenë dy sezone shumë shumë të mbara, normalisht edhe për rolet që ne bëjmë. E gjithë ecuria e këtyre sezoneve ka qenë shumë e mirë. Dhe jemi të lumtur për këtë pjesë. Sot është më specialja sepse është mbyllja e sezonit dhe do të kemi një shkëputje të gjatë.

 

Në një maratonë të gjatë programore “Al Pazar” ju ka shoqëruar çdo të shtunë për më shumë se një dekadë, e po kështu siguron se do të vijojë misionin edhe në mbrëmjen e fundit të këtij sezoni.

 

Por këtë herë, nën duartrokitjet dhe praninë e publikut të munguar në sallë.

 

Sot kemi natën e fundit por për ne është një gjë e bukur sepse do të kemi publik dhe emocionet kanë filluar që tani.

 

Për mua ka qenë shumë i veçantë sepse çdo shfaqje që vinte për mua ka pasur një rritje, si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana ime si Del.

 

Humori pikant, batutat e gjetura, situatat komike kanë sjellë një tjetër realitet të pasqyruar në trajtën satiro-komike.

 

Gjithë ky sezon ka qenë një rritje për mua. Kam mësuar më shumë, kam kuptuar më shumë dhe besoj që ka qenë një sukses. Suksesi duhet të jetë për të gjithë, jo vetëm i imi. Sot do marrim atë energjinë e munguar, emocionin, ata sytë e publikut që na kanë munguar shumë dhe është një emosion shumë i madh për ne.

 

Gjatë muajve të verës, “Al Pazar” do të jetë në ekranin e Vizion Plus përmes përmbledhjeve më të mira të përzgjedhura për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *