E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Mbyllet rituali i Haxhit, mbi 2 milionë pelegrinë falen në Mekë 

Më shumë se një miliardë myslimanë në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga dy festat më të rëndësishme të kalendarit islamik.

 

Në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, mbi 2 milionë pelegrinë i dhanë fund ritualit të Haxhit, duke falur namazin e Kurban Bajramit. Edhe në Palestinë mijëra besimtarë  u mblodhën në xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit. Festime u shënuan edhe në shtetet e rajonit, në qytetet e Kosovës, besimtarët dëgjuan predikimet e rastit e më pas kanë nisur prerjen e kurbaneve dhe ndarjen e ndihmave tek familjet në nevojë. Në Rusi, mijëra muslimanë u mblodhën për namazin e Kurban Bajramit në Moskë.

 

Reklamë

Ata mbushën një nga bulevardet kryesore te kryeqytetit. Edhe në SHBA besimtarët festuan, ndërsa në shumë xhamia në Massachusetts po mblidhen fonde për mijëra njerëz në Teksas dhe Luiziana që u prekën nga uragani Harvey. Në këtë ditë, nuk kanë munguar urimet dhe thirrjet e liderëve botërorë për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve në të gjithë botën.

 

Më shumë video

Reklamë