Shqipëria e mbylli pjesën e parë me fitore 1 me 0 kundër San Marinos.

Kuqezinjte shënuan në minutën e 32 me anë të Rey Manaj.

Lushnjari shënoi edhe dy gola të tjerë, në të dyja rastet në pozicion të parregullt.

Skuadra e trajnerit Reja e dominoi ndeshjen totalisht por përtej rasteve nuk arritën të ishin konkret në më shumë se një rast.

Ndërkohë në dy takimet e tjera të grupit Polonia dhe Anglia janë ndarë në barazim 0 me 0 në 45 minutat e para ndërsa Hungaria ka mundur Andorën 2 me 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *