Subscribe

 

Përmbyllet pas dy ditësh megaoperacioni “Qafa e Helmit” që u zhvillua në zonën e Lezhës e Pukës për shkatërrimin e grupit kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në total u lëshuan 18 urdhërarreste, nga të cilat u ekzekutuan 14 ndërsa 4 persona vazhdojnë të jenë në kërkim. Aksioni u ndërmor nga Spak në bashkëpunim me policinë e shtetit pas disa muajsh heitme.

Grupi kriminal drejtohej nga Leon Nrecaj dhe Leonard Kola, ndërsa ishin të implikuar dhe pesë oficerë të policisë gjyqësore, të cilët po ashtu u ndaluan. Nga hetimet e kryera rezulton se ky grup organizonte kultivimin e kanabisit në zonën e Mirditës, kryesisht në fshatin Arëz dhe Kaçinar dhe në zonën midis fshatrave Perlat i Epërm dhe Lufaj.
Po ashtu ata kishin ngritur parcela dhe në Pukë, në vendet e quajtura Qafa e Helmit, fshati Shkozë, Gomsiqe dhe Plet.

Më pas ata i përpunonin bimët narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatrat Gomsiqe e Pletë të Pukës, ku kishin ngritur disa kasolle të mbuluara me plasmas.

Gjatë aksionit në këtë zonë agjentët gjetën rreth 28 kilogramë kanabis. Ndërkohë po ashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 qese me fara cannabis, një shumë eurosh dhe një automjet.

Policia po vazhdon operacionin për kapjen e katër personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Masat e sigurimit personal “Arrest në burg” për 9 shtetas:
L. N. alias Gj. N., 40 vjeç, banues në Gurrat, Lezhë, L. K. alias N. K., 33 vjeç, banues në Dragush, Dajç, Lezhë, Z. L., 47 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, I. P. alias P. Gj., 35 vjeç, banues në Kcirë, Flet, Pukë, Y. V., 34 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, Gj. K. alias E. K., 35 vjeç, banues në Durrës, A. K., 35 vjeç, banues në Lufajt, Mirditë, T. L., 45 vjeç, banues në Perlat, Mirditë dhe M. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë.

Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas: S. M. alias S. L., 17 vjeç dhe E. S., 17 vjeç, të dy banues në Dom, Pukë.

Janë shpallur në kërkim 4 shtetas: T. Sh., 33 vjeç, banues në Lezhë, G. M., 31 vjeç, banues në Kalivac, Ungrej, Lezhë, G. S., 44 vjeç, banues në Dom, Pukë (të tre me masë “Arrest në burg”) dhe D. L., 17 vjeç, banues në Dom, Pukë (me masë “Arrest në shtëpi). Vijon intensivisht puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, Gjykata ka vendosur lejimin e kontrolleve në banesa dhe ambiente të ndryshme të shtetasve N. N., M. N., A. V. dhe V. D., si dhe të shtetasve të arrestuar, në Lezhë, Tiranë, Shkodër, Pukë, Durrës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 qese me fara cannabis, një shumë eurosh dhe një automjet.

Ky operacion është në vijim të operacionit policor “Qafa e Helmit 1”, i zhvilluar në muajin gusht 2021, nga ana e Drejtorisë Hetimore, si rezultat i të cilit janë asgjësuar 4000 rrënjë cannabis sativa.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar që ky grup kriminal ka organizuar kultivimin e bimëve narkotike në Mirditë, në zonën e fshatit Arëz, Kaçinar, në zonën midis fshatrave Perlat i Epërm dhe Lufajt dhe në Pukë, në vendet e quajtura Qafa e Helmit, fshati Shkozë, Gomsiqe dhe Plet.

Nga ana e Drejtorisë Hetimore në lidhje me këtë procedim janë arrestuar më parë edhe shtetasit:
– P. L., 45 vjeç, të cilit i janë sekuestruar 37 kg e 450 cannabis sativa;
– H. M., 53 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, të cilit i janë sekuestruar 12 kg cannabis sativa;
– N. C., 64 vjeç, banues në fshatin Plet, Pukë, të cilit i janë sekuestruar bimë narkotike të kultivuara në territorin e banesës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *