Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 February 2026
Vizion fokus

Sergey Lavrov kërcënon Evropën: Nese ata nisin një luftë...

“Balluku”, pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni që mund...

Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time, puna e...

GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn dhe...

GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama paralajmëron...

“Partizani”, Malltezi “përplaset” me prokuroren Enkeleda Millonai

Detaje të reja, princi Andrew i kishte dërguar Epstain...

Aksident me vdekje në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin,...

VIDEO/ Skena Far West në Itali, sulmohet furgoni i...

Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh grupin parlamentar,...

Mbyllet hetimi për 4 trafikantët, kaluan në Gjermani rreth një ton hashash me vlerë 3.3 milionë euro

27 Dhjetor 10:53

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për grupin e drogës që trafikoi drejt Gjermanisë tonelata me hashash, në vlerën e 3.3 milionë eurove.

Grupi drejtohej e financohej nga Islam Sefa, që u arrestua në 2 korrik në një lokal pranë Prokurorisë Antikorrupsion. Ai akuzohet se ka trafikuar 9 herë, nga viti 2020 deri në 2021, rreth 1 ton kanabis.

Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja.

Hetimet u mbyllën edhe për tre të tjerë: Hajdar Lala, Vidjan Baroka dhe Durim Xaka.

SPAK thotë se hetimin e ka bazuar te komunikimet në platformat telefonike EncroChat dhe Sky ECC.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, në ngarkim të 4 të pandehurve;

  1. Islam Sefa (alias Xaka)– i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
  2. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 9 episode(ai para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020, 02.02.2021, 24.02.2021 si dhe 01.03.2021), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
    ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimitparashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
  3. Hajdar Lala (alias Xaka, alias Sefa)– i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
  4. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 4 episode(të datave 08.04.2020, 30.04.2020, 22.05.2020 dhe 29.05.2020), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
    ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimitparashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
  5. Vidjan Baroka– i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
  6. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 4 episode(të datave 08.04.2020, 08.04.2020, 30.04.2020, 22.05.2020), parashikuar nga nenet 283/a/2dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
    ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
  7. Durim Xaka– i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:  
  8. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 7 episode(ai para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020 dhe 02.02.2021), 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
    ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjesparashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, bashkëpunimi gjermano-shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe duke u bazuar tek komunikimet e zhvilluara në platformat e enkriptuara, EncroChat dhe SkyEcc, janë administruar prova në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, të cilat, kanë identifikuar 12 persona, 8 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë, të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal të trafikimit të narkotikëve. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja dhe pasi futej në territorin gjerman tregtohej në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si edhe në shtete të tjera të Bashkimit Evropian.
Nga hetimet ka rezultuar dhe është provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve 2020-2021 kanë trafikuar në Gjermani, sasinë prej mëse 1000 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, vlera e së cilës arrin shumën e 3,374,400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Nga aktet e administruara për këtë procedim penal ka rezultuar dhe është provuar se të pandehurit, Islam Sefa (alias Xaka), dhe Hajdar Lala (alias Sefa, alias Xaka) kanë pasur rol drejtues dhe financues në veprimtarinë e paligjshme kriminale të trafikimi të narkotikëve, ndërsa të pandehurit, Vidjan Baroka dhe Durim Xaka dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar dhe dënuar në Gjermani, kanë pasur rol ndihmues.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve që kanë marrë pjesë në këto episode, është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 150 të vitit 2022, numërtimin si procedimi penal Nr. 150/1 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
SPAK Trafikant Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Balluku”, pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni që mund të ndryshojë PS

më shumë...

GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama paralajmëron ndryshime në ligj pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar

më shumë...

“100 000 euro ose do të publikoj pamjet intime”, shantazhoi 26-vjeçaren, arrestohet shtetasi kosovar në Tiranë (EMRI)

më shumë...
Foto ilustruese

Aksident me vdekje në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin, policia: Viktima, i paidentifikuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

1:12

Sergey Lavrov kërcënon Evropën: Nese ata nisin...

1:11

“Balluku”, pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni...

1:02

PD bën kërkesë për leje për protestë,...

12:57

Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time,...

12:33

GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion...

12:20

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani, identifikohet dhe...

12:18

Venusi te Peshqit! Horoskopi javor nga Meri...

11:53

GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun,...

11:39

“Partizani”, Malltezi “përplaset” me prokuroren Enkeleda Millonai

11:36

“100 000 euro ose do të publikoj...

11:27

Mes lagështirës e mykut, qendra shëndetësore Nr.2...

11:26

Detaje të reja, princi Andrew i kishte...

Foto ilustruese
11:13

Aksident me vdekje në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina...

11:04

VIDEO/ Skena Far West në Itali, sulmohet...

10:57

Prokuroria kërkon 180 vite burgim për ish-krerët...

10:36

Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh...

10:29

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë arrestohet menjëherë...

10:24

Atentati i dështuar ndaj gjeneralit në Moskë,...

10:23

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të...

9:59

Reshjet e pazakonta shkaktojnë tragjedi në Kolumbi,...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga shkëmbi, humb jetë...
  • Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Konflikt...
  • Venusi te Peshqit! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Mundësi e...
  • GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama paralajmëron nd...
  • “Balluku”, pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni që mun...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.