Mbrëmja e dymbëdhjetë e spektaklit “Ferma VIP 2” në ekranin e Vizion Plus, dhuroi një atmosferë të ngarkuar emocionale dhe vendime të papritura nga Agai.
Që në nisje të kësaj nate, moderatorja ndau me publikun një zarf me një përmbajtje të rëndësishme mbi sjelljet e papranueshme në fermë, ku theksoi nevojën për ndërgjegjësim dhe respekt mes fermerëve.
Në prime-n e kësaj të premteje, Agai dënoi ashpër dhunën verbale dhe bullizimin, duke çuar në televotim të menjëhershëm gjashtë fermerë. Alba, Nur, Big Basta, Andrea, Anduelin dhe Big Mama.
Si pasojë e këtij televotimi të paparashikuar, në bazë të votave të publikut, Nur Al Khazal ndërpreu menjëherë rrugëtimin në fermë, duke humbur kështu mundësinë për ët fituar çmimin e madh.
Përveç tensioneve, mbrëmja solli edhe emocione të tjera. Alba Pollozhani ndau me publikun një rrëfim personal për jetën e saj pas një martese të dhunshme dhe mungesës së mbështetjes nga familjarët pas divorcit. Megjithatë, ajo u shfaq e fortë dhe me një mesazh të thellë shoqëror.
Një tjetër moment kyç i spektaklit ishte zgjedhja e kryetarit të fermës. Një fushate e gjatë dhe aktive e dy kandidatëve Ylli Dreshajt dhe Frederik Ndocit nxirri fitues këtë të fundit.
Frederik Ndoci si shpërblim ka të drejtë t’i jap secilit nga fermerëve nga një urdhër, për t’i shërbyer fermerit.
Një mbrëmje ishte plot emocione, reflektim dhe vendime që tregojnë se “Ferma Vip” mbetet një spektakël i vërtetë i sfidave dhe ndërgjegjësimit.
Publiku ishte ai që vendosi sërish. Ester u zgjodh nga publiku si fermerja më e votuar, duke u bërë automatikisht kryefermerja e kësaj jave.
“Ferma VIP 2” vazhdon të transmetohet 24 orë në 7 ditë të javës në platformat e Tring, me dy kanale të dedikuara si dhe në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv