Përfundon faza e pare e regjistrimeve për kandidatet fitues ne universitete. Te gjithë maturantet qe hynë ne këtë raund, nuk marrin pjese ne fazën e dyte te aplikimit. Zyrtarisht ata jane studentet me te rinj te universiteteve publike dhe private. Mësohet se rreth 50% e kuotave te pranimit kane mbetur bosh dhe pritet te plotësohen me raundin e dyte qe do te filloje pas 23 shtatorit. Ndërkohe vetëm ne Universitetin e Tiranës nga 5300 kuota janë regjistruar rreth 1300 maturante, kryesisht ne degët e drejtësisë dhe ekonomikut. Ditën e mërkure shkollat e larta do te shpallin  numrin e sakte te vendeve te lira per te nisur me pas aplikimi i maturanteve per degët qe ata mendjen se kane me shume shanse për te fituar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *