Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit që po luhen për grupin A të këtij Europiani.

Avicra po kryeson ndaj Gjermanisë me avantazh minimal. Goli i vetëm u shënua nga Ndoye në minutën e 28-të.

Gjermanisë iu anulua një gol i Andrich për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit nuk është shënuar asnjë gol dhe Skocia e Hungaria u ndanë në barazim 45 minutat e para.

Aktualisht Gjermania është në krye të grupit me 6 pikë, ndjekur nga Zvicra me 4, Skocia me 1 dhe Hungaria me 0 pikë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *