Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 11 të pandehur të dosjen “Lazarati 2”. Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili akuzohet për ngjarjet e qershorit 2015, kur mbeti i vdekur efektivi i policisë së shtetit, Ibrahim Basha. Pesë të pandehur akuzohen për “vrasjen e punonjësit të policisë”, e te tjerët për armëmbajtje pa leje. Nga hetimi ka rezultuar se një grup të rinjsh, nën drejtimin e shtetasve Arbjon dhe Alban Aliko, kanë planifikuar dhe goditur forcat e policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23 dhe 24 qershor 2015. Të pandehurit, së bashku edhe me persona të tjerë, kanë qenë të armatosur me armë të ndryshme dhe kanë tentuar që të largojnë me forcë policisë, me qëllim që, në zonën e tyre, të rikthehej kultivimi i hashashit.