Pas urdhrit të Kryeministrit, policia dhe ushtria kanë ngritur postblloqe në rrugët dhe qytetet kryesore për të kontrolluar levizjen e qytetarëve.

 

Në Tiranë janë vendosur disa postoblloqe. Por sipas të dhënave nga policia, të tjera pritet të vendosen në vijim kryesisht në pikat hyrëse dhe dalëse të kryeqyteti. Sipas policisë po kontrollohen krysisht makinat me targa të huaja që mund të kenë hyrë ditët e fundit në vendin tonë.

 

Edhe Policia e Lezhës po ushtron kontrolle në hyrje-daljet e qytetit për personat që kanë mbërritur ditët e fundit nga Italia. Gjithshtu qytetarët po keshillohen të mos dalin nga shtëpite, përjashtuar rastet kur është e domosdoshme.

 

Policia ka apeluar se ata që kanë mberritur në vendin tonë nga zonat e  prekura me COVID-19 , të izolohen ne shtepi, ne te kundert do kete penalitete.

 

Edhe në Vlorë janë shtuar masat për parandalimin e virusit COVID 19. Policia e qytetit brgdetarë ka dalë në disa akse kryesore rrugore. Verifikimet po kryehen në mjetet e dyshuara në baze të informacioneve të marra.

 

Ndërkohë më herët gjatë ditës, policia nisi një aksion për mbylljen e të gjithë ambienteve ku ka grumbullime masive njerëzish. Në bazë të të dhënave 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube si dhe 18 lokale me muzikë live.

 

Kontrollet  u shtrinë në të gjithë vendin, ku u angazhuan 215 patrulla të përgjithshme.

 

Ndërkohë, policia u bën apel të gjithë pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do të shoqërohet me penalitete ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *