Subscribe

Nuk mund te ketë zhvillim te nje metropoli me tricikla qe transportojnë hekurishte ne qendër te qytetit. Për kete arsye bashkia e Tiranës po verifikon lejet mjedisore te rreth 100 pikave te grumbullimit te hekurishteve dhe do ti mbylle ato. Madje sipas nënkryetarit Arbi Mazniku eshte marre parasysh edhe humbja e vendeve te punës per nje numër njerëzish.

 

Per sa i përket qytetareve Mazniku thotë se bashkia e ka zgjidhjen me ndërmarrjen e saj te pastrimit.

 

Mazniku i ftuar ne emisionin “7pa5” ne Vizion Plus nuk harroi te tregoje edhe projektin e radhës se Bashkisë qe eshte transformimi i Piramidës ne nje laborator dixhitalizimi per fëmije dhe te rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *