Subscribe

Mbrojtja e gjuhës shqipe nga futja e fjalëve të huaja është një nga sfidat më të mëdha.

 

Ndaj edhe studiuesit në ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, ngrenë shqetësimin se një nga institucionet kryesore që ndikon në formimin gjuhësor është shkolla.

 

SHEZAI RROKAJ
GJUHETAR
“Shkolla ka pjesën e saj të problematikës që nga hartimi i teksteve mënyra si hartohen sepse gjuha ka. Lënda e gjuhës shqipe duhet të na mësojë shqipen si gjuhë në fillim pastaj të na mësojë konceptet Unë them që problemi më i madh që ka gjuha është problemi kulturologjik , ne duhet të lexojmë më shumë duhet të kemi pasion për librin dhe duhet të kemi një mësues të mirë”

 

Ndërsa gjuhëtarja Mimoza Gjokutaj shprehet se pavarësisht ndryshimeve që has shqipja gjatë procesit të zhvillimit, ajo nuk duhet të humbasë kuptimin e saj.

 

Por sa rrezikon gjuha shqipe të shkojë drejt një deformimi?

 

ALBANA NDOJA
PEDAGOGE
Shqipja gjendet përballë një trysnie shumë të madhe që nuk ka filluar sot por ka filluar veçanërisht që nga 90. P.sh brezi i ri nuk ka pse përdor huazime fjala bie kur kërkon në google mund të thotë kërkoj dhe jo gugëlloj sepse kur ka futur foljen në një huazim i ka futur kancer gjuhës. Nga ana tjetër ajo qe është me serioze është trajtimi i gjuhës në nivel universitar dhe parauniversitar.”

 

Në ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, studiuesit theksojnë se rreth 40% nga 6000 gjuhë të folura sot në botë po shkojnë drejtë zhdukjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *