Mbreti i Britanise se Madhe, çarli i tretë dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha kamilla, kanë mbërritur në Gjermani për një vizitë zyrtare.

 

Çifti mbretëror u mirëprit me 21 të shtëna armësh dhe dy avionë luftarkë që fluturonin në qiell në aeroportin e Berlinit.

 

Më vonë ata do të kalojnë tapetin e kuq për tu mirëpritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti gjerman.

 

Kjo është vizita e parë zyrtare e mbretit Çarls jashtë shtetit që prej kalimit të tij në fron.

 

Të enjten, mbreti i Britanise pritet të mbajë edhe një fjalim në parlamentin gjerman, ngjarje e cila ndodh per here te pare ne histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *