E hënë, 26 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbretëresha Elisabet feston 90-vjetorin

 Me 62 të shtëna armesh përreth Londrës kanë nisur festimet e 90 vjetorit të mbretëreshës Elizabet në Britaninë e Madhe. Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut kane parakaluar me makinë në rrugët e kryeqytetit,  ndërsa janë duartrokitur nga britanikët. Përmes një mesazhi në rrjetin social twitter, mbretëresha Elizabet ka uruar dhe falënderuar të gjithë personat që janë mbledhur për të festuar këtë përvjetor. Ndërsa princi Çarls, i cili është një nga kandidatët për të marrë fronin, i ka lexuar një “nderim shekspirian”, mbretëreshës. Elizabeta ka marrë fronin në moshën 25 vjeçare dhe është mbajtësja më jetëgjatë e tij me 65 vite.  Urimet per mbretëreshën Elizabet kane ardhur nga politikaneve vendas dhe te huaj.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë