E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Mbrëmje poetike në Pazarin e Korçës/ Aktivitetet artistike rikthejnë edhe turistët

Teatri i Korçës rikthen mbrëmjet artistike në Pazarin e vjetër të qytetit.

Pas më shumë se 2 muajve izolim, artistët e këtij teatri kanë gjetur mënyrën për të rikthyer gjallërinë dhe jetën e zakonshme në vendin më të frekuentuar të qytetit.

Reklamë

Drejtorja e qendrës së artit dhe kulturës, Zamira Kita tha se mbrëmja poetike tregon rikthimin në normalitet të pazarit dhe jo vetëm.

Në pazarin e Korçës, vetëm tre muaj më parë janë dhënë koncerte të shumta, që nga ballot vieneze e deri tek karnavalet. Mbrëmje të cilat priten të rikthehen por jo në përmasat e dikurshme.

Aktiviteti i djeshmën artistik ka rikthyer në Pazar edhe turistët, të cilët kanë mbushur hanet dhe bujtinat.

Të gjitha këto organizime kanë një qëllim, rikthimin e turistëve vendas dhe të huaj në qytetin e Korçës dhe fshatrat turistikë të juglindjes.

Më shumë video

Reklamë