Mbrëmja Gala e FSHF nën titullin “Më të mirët” ka bërë bashkë futbollin dhe politikën. Krahas presidentit të FSHF, Armando Duka ndodhet edhe kryeministri, Edi Rama, i cili nuk ‘kurseu’ batutat.

“E mirëkuptoj presidentin që si çdo biznesmen e ka mendjen te lekët, por unë nuk jam këtu me lëkë në fakt, as me vezë. Jam këtu me privilegjin për të thënë dy fjalë e njëkohësisht për të mbajtur një fjalë. Dy fjalët që dua të them kanë të bëjnë me nevojën për të përgëzuar me gjithë zemër, edhe njëherë, të gjithë ata që e mundësuan këtë sukses të jashtëzakonshëm për të gjithë Shqipërinë dhe për t’i falenderuar po ashtu”, tha ai duke e nisur falenderimin e tij që nga ish-trajneri Gianni de Biasi e deri tek lojtarët aktualë të Kombëtares si dhe trajnerin, Sylvinhon.

Rama ftoi trajnerin e Kombëtares si dhe presidentin e vendit, Bajram Begaj për të ndarë “dhuratën” e tij ndaj futbollistëve.

Në këtë ceremoni iu dha nënshtetësia shqiptare trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, të cilën ky i fundit e kishte kërkuar më herët./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *