Subscribe

“Nuk dëgjoj, nuk shoh, nuk flas” ishte komedia që u vendos në skenë nga trupa  e Tiranës natën e dytë të festivalit “KoKo Fest”.

 

Ne shfaqje për asnjë moment nuk munguan të qeshurat për publikun. Kjo falë edhe aktorëve: Romir Zalla, Ervin bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta.

 

Shfaqja u mbajt në ambientet e “Hanit të Pazarit”, me qëllim zbatimin e masave anti-Covid.

 

Spektatorë

Me ka shijuar shumë. E kisha parë njëherë dhe erdha ta shoh prapë.

 

Spektatorë

Kam qeshur dhe jam menduar shumë. Ishte shumë e bukur.

 

Edhe për vet aktorët, arti në këto ditë pandemie mbetet i rëndësishëm pasi ndihmon njerëzit të ngrihen mbi vështirësitë.

 

ERVIN BEJLERI – AKTOR

 

E qeshura e syve është më e madhe se ajo e zemrës. Nuk ka rëndësi zëri, auditimi të qeshurës sesa energjia pozitive sytë që i qeshin publikut.

 

Ne natën e tretë të “Koko Fest” do ngjitet në skene tek parku Rinia, teatri i Tetovës me komedinë “Tregimi zoologjik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *