Ministri Blendi Klosi ka mbledhur këtë të mërkurë “Task-Forcën për Turizmin”, ku janë përqëndruar në planin e masave për sezonin turistik, duke theksuar rëndësinë e higjienës dhe ngritjen e dusheve.

Ndërsa ka dhënë edhe porosi të qarta për institucionet vendore e qendrore dhe operatorët turistikë. Po ashtu, ai njoftoi se të premten në Shqipëri ulet avioni i parë me turistë.

“Rëndësi të madhe ka respektimi i rregullave të reja që kanë të bëjnë me menaxhimin e plazheve. Ndarja e stacioneve të plazhit, ka filluar tashmë. Është situatë e ndryshme sa i përket edhe situatës me korona dhe ka të bëjë sa më shumë me ruajten e hapësirës publike. Nga 3300 stacione plazhi të ofruara nga stacione plazhi privat ka vetëm 800 që kanë aplikuar. Ata që aplikojmë duhet ta bëjnë deri më 15 qershor, pastaj të lidhin kontratat me këta operatorë. Të gjithë këta operatorë duhet të kenë të qartë se e rëndësishme është ruajtja e higjienës, nëpërmjet dusheve në stacioneve të plazhit. Stabilizimi i jetës në det, në plazh dhe në stacionet e plazhit do të jetë parësor në këtë vit të vështirë që ende ka shumë pikëpyetje sa i përket situatës së Covid.  Kemi shërbim 24 orë shëndetësor në zonat e plazhit. Ditën e premte fillojnë charterat me turistë të huaj që të vijnë në vend. Ky  është një sinal që jeta turistiket po gjallërohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *