Ditën e sotme do të mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen e dhjetë për të finalizuar konstituimin e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit si fituese e zgjedhjeve ka dështuar për gjashtë herë radhazi që të sigurojë 61 vota për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si pasuese të Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit.
Lexo edhe :
Related Posts
Në seancën e fundit, partia e Kurtit përmes Avni Deharit si kryesues i seancës, kishte tentuar të ndryshojë mënyrën e votimit, por pa sukses. Sipas tyre, nëse votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë, deputetët s’do të kenë presion dhe do të votojnë më lirshëm.
Gjasat që opozita të ndryshojë qëndrim lidhur me votimin e kryeparlamentarit nëse LVV nuk ndërron kandidaten janë zero. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, madje s’ka pranuar fare ftesën e dytë të Kurtit për takim konsultativ rreth konstituimit të Kuvendit.
Pritet të shihet nëse LVV do të synojë përsëri që të ndërrojë mënyrën e votimit në Kuvend apo nëse do ta ndryshojë kandidaturen për kryetare, duke qenë se që nga 19 prilli kur deputetët janë betuar, kanë dështuar të sigurojnë 61 vota./vizionplus.tv






