E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mblidhen rregullatorët e media-s, takimi i platformës europiane mbahet në Bukuresht

Platforma Europiane e Autoriteteve Rregullatore, gjatë mbledhjes së 58-të, në Bukuresht, ka sjellë edhe njëherë në fokus sfidat aktuale të tregut mediatik.

 

56 autoritete rregullatore, anëtarë nga 47 vende të Europës, prezantuan gjetjet e tyre, ku u bashkuan edhe përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, Observatorit Europian Audiovizual si dhe Rregullatorit Europian.

 

Reklamë

Si Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, Kryetarja e Autoritetit të mediave audiovizive, Armela Krasniqi deklaroi se format dhe rrugët e reja të komunikimit, të shtuara dhe të transformuara nga zhvillimi i teknologjisë, kanë sjellë kushte të reja përshtatjeje dhe nevojën për hartimin e strategjive shtesë, siç e dikton tregu.

 

Platforma Evropiane e Autoriteteve Rregullatore u themelua në vitin 1995 si nevojë në rritje e bashkëpunimit mes enteve europiane.

 

Me përvojën e saj 25 vjeçare dhe me një rrjet të fortë kontaktesh në nivel profesional, mbetet rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të transmetimit duke ofruar një mjedis efektiv për shkëmbimin e informacionit, rasteve dhe praktikave më të mira midis rregullatorëve të transmetimit në Evropë.

 

 

Më shumë video

Reklamë