Subscribe

Nga data 1 tetor do të rritet me 10% masa e pagesës së ndihmës ekonomike për të gjitha familjet, që përfitojnë nga asistenca sociale.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se nga ky vendim do të përfitojnë mbi 64 mijë familje.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

 

“Nga 1 tetori rritet me 10% masa e ndihmës ekonomike për të gjitha famil;jet që janë përfituese të asistencës sociale. Dyfishojmë masën e pagesës për ndihmën ekononike për familjet q ëkanë dy fëmijë, 5.700 gra përfituese që janë kryefamiljare dhe kanë dy fëmijë. Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike me 3 plus fëmijë, kemi dyfisuar masën ekonomike, duke filluar nga 1 janari i këtij viti. Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike për të moshuarit që janë pa pension pleqërie dhe pa pension social që janë plus 65 vjeç, 5.300 të moshuar që do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës.”

 

Përmes Paketës së Dytë të qeverisë, Manastirliu tha se do të rritet edhe mbështetja për energjinë elektrike për personat me aftësi ndryshe.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

 

“Një tjetër vendim i rëndësishëm sot është marrë nga qeveria në lidhje me mbështetjen për energjinë elektrike, për kompesimin e masës së ndihmës për energjinë elektrike për personat të cilët kanë status të aftësisë së kufizuar paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompesimin për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetjeje për personat me aftësi të kufizuar para dhe tetraplegjikë që e kanë këtë masë mbështetjeje nga statusi dhe gjithashtu për personat e verbër të kategorisë së parë kjo masë mbështetjeje shkon nga 2,000 lekë të reja që është aktualisht, në 3,000 lekë të reja. Ndërsa përsa i përket personave të cilët kanë status të verbër të kategorisë së dytë nga 1,https://www.youtube.com/watch?v=HluFDUDTypM400 lekë të reja që është sot, shkon në 2,400 lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona, të cilët përfitojnë nga statusi.”

 

 

Paketa e Rezistencës Sociale mbështet gjithashtu rreth 90 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre me indeksimin 7.5% të pagesës mujore të aftësisë së kufizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *