Subscribe

Pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, Ministrja Balluku është shprehur se një kategori familjesh që harxhojnë shumë energji elektrike mund t’ju rritet çmimi në një moment të dytë.

 

Ministrja tha se do të bëjë çmos që të mos ndryshojë çmimi I energjisë për familjet por ka konsumatorë që shpenzojnë deri në 5 mijë kë.

 

“Kemi thënë që qeveria shqiptare do të bëjë çmos të mbrojë biznesin familjar. Sa i përket biznesit e lidhur me tensionin e mesëm, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm. Kemi mbledhur ankesat dhe kërkesën e tyre për mbështetje. Do të vazhdojmë me të njëjtën skemë. Do e konsolidojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën e bërë kemi bërë analizë të thelluar. Do të aplikojmë të njëjtin çmim, por nëse fasha do të jetë deri në 800 do të bëjmë analizat e duhur, kemi evidentuar konsumatorë familjar me 5 mijë kë harxhime. Megjithatë kjo energji do të paguhet me një çmim më të lartë se sa paguhet energjia për konsumet bazike”, tha Balluku.

 

Ministrja foli më tej për dy VKM të miratuara, që kishin të bënin me sektorin minerar dhe aksin rrugor Thumanë-Kashar.

 

“Kemi paraqitur 5 VKM, e para ka të bëjë me procesin e shpronësimit. Dy të tjera për projektin e madh për hekurudhën. Ndërkohë do të ndalem në dy prej VKM që janë aprovuar sot. Ajo për përcaktimin e rregullave dhe kritereve për licencat minerare nga zbatuese. Duke qenë se ka pasur ndryshim të ligjit, u vlerësua e nevojshme të mendohen disa nga rregullat. Kjo ka ardhur si nevojë e një sërë abuzimesh. Për të fortifikuar këtë proces dhe t’i japësh seriozitet sektorit minerar. Ne kemi kryer një sërë studimesh dhe duam që këtij sektorit t’i kthehet dinjiteti.

Është vërejtur interes i madh nga investitorët e huaj në sektorin minerar. Do të dëshiroja të ndaja edhe një projekt-vendim të rëndësishëm është ai që i hap rrugë për projektimin dhe ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Në vitin 2019 në janar, kjo kontratë e lidhur në bazë të instrumentit të partneritetit privat dhe publik u anulua. I jemi kthyer kësaj kontrate duke qenë se shkojmë në parametra të rinj. Shteti nuk investon. Konsorsiumi do të investojë dhe do ta transferojë pas 35 vjetësh në pronësi të shtetit shqiptar. Kjo është bërë në një proces negocimi dhe nuk duhet harruar që kjo është një nga pjesët e rëndësishme të korridorit blu. Ne shpresojmë t’i hapim të gjitha lotët në 2022”, u shpreh ministrja Balluku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *