Ish kryeministri, Sali Berisha e quan mbledhjen e Partisë Socialiste si Asamble të krenarisë së njëmijë e një vjedhjeve. Berisha shkruan se kryesocialisti Rama shpërtheu me dënesë maja të krenarisë për korrupsionin dhe vjedhjet e qeverisë së tij.

 

“Asamblea e krenarisë së njëmijë e një vjedhjeve!

Sot në Asamblenë e Partisë së Krimit, Edi Rama shpërtheu me dënesë maja të krenarisë për njëmijë e një vjedhjet e tij dhe ekipit të tij.

Krenari se ngjiti vendin në majat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në botë.

Krenari për organizatën kriminale që drejton.

Krenari për vjedhjet e shekullit të djegësave dhe Inceneratorëve dhe Sterilizimit, e një mijë e një vjedhje të tjera.

Krenari për zëvendeskryeministrin në arrati.

Krenari për vjedhjen e trojeve të bregdetit me mafien e tij qeveritare të drogës.

Krenari për pasurinë e tij, familjes, sojit dhe qeveritarëve të tij.

Krenari për ndërtimin e rrugëve dhe punëve publike me çmime 10 herë më të larta se sa BE dhe se në 10 vite ka shpenzuar së paku 7 miliard euro dhe ka ndërtuar pothuaj hiçin”, shkruan ai.

 

Gjithashtu, për mbledhjen e Asamblesë së PS reagoi edhe Lulzim Basha. Ai deklaroi se lëvizjet në qeveri nuk do të mund të shpëtojnë PS nga përballja me drejtësinë për aferat korruptive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *