Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Trump paralajmëron Iranin: Bëhuni të zgjuar ose përballuni me...

Sulm në Londër, plagosen dy hebrenjë

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi,...

E pazakontë në sistemin e drejtësisë, gjyqtari në Spanjë...

Von der Leyen: Pasoja afatgjata të krizës së re...

“Merz nuk di për çfarë po flet”/ Kancelari gjerman:...

Sonte në Vizion Plus Atl.Madrid vs Arsenal, spanjollët në...

“Revanshi”/ Nga Astrit Avdyli tek Emiljano Shullazi, SPAK kërkon...

BB: Ekonomia do të ngadalësohet, pasiguria globale dhe tensionet...

“Revanshi”, SPAK jep konkluzionet për një pjesë të dosjes,...

Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Kushi: Financim shtesë për universitetet publike

22 Qershor 13:15

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në modelin e financimit të buxhetit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.

 

Në daljen e saj publike Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi tha se këto ndryshime kanë për qëllim që të reflektojnë në formulën e financimit politikat e reja që janë ndërmarrë në fushën e Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, siç është ndërkombëtarizimi i universiteteve për programe studimi të përbashkëta dhe shpallja e programeve prioritare për zhvillimin e vendit.

 

Znj. Kushi tha se formula e ndryshuar e financimit do të ketë disa elemente shtesë. Për shembull, të gjitha universitetet që kanë programe prioritare, programe të përbashkëta, apo të dyfishta me universitetet e huaja, do të përfitojnë financim shtesë bazuar në numrin e studentëve që janë të regjistruar në këto programe.

 

Ky model financimi është konsultuar edhe me modelet më të mira të Bashkimit Evropian dhe është përshtatur me kushtet e Shqipërisë, me ligjin në fuqi të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

 

Ministrja Kushi tha se ky është një model që nxit konkurrencën e lirë midis universiteteve që kanë të njëjtin status, ofron mundësi të barabarta në varësi të statusit që kanë universitetet dhe nxit performancën e universiteteve, për sa i takon mësimdhënies, kërkimit shkencor, veprimtarive krijuese, bazuar në treguesit e cilësisë.

 

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi ministrja tha se do të shpallet një thirrje për të gjitha universitetet publike që të aplikojnë me projekte për financim shtesë për kërkimin shkencor në kuadër të ndërkombëtarizimit, për të mbështetur këto programe të përbashkëta apo të dyfishta të studimit.

 

Ajo shtoi se të gjitha ato universitete që janë të përfshira në procesin e ndërkombëtarizimit, dhe që kanë nevojë për infrastrukturë shtesë, siç mund të jenë laboratorët, mund të aplikojnë në këtë thirrje që ne do të shpallim dhe të marrin financim shtesë në mënyrë që të rrisin performancën dhe të realizojnë qëllimin që kanë këto programe studimi.

Posted Under:
Kryesoret Politike Sociale Vendi
Tagged:
Evis Kushi financim shtese Keshilli i ministrave Universitetet Publike

Nga e njëjta kategori

Sonte në Vizion Plus Atl.Madrid vs Arsenal, spanjollët në formë, londienzët në momentin më të dobët të sezonit

më shumë...
Astrit Avdyli

“Revanshi”/ Nga Astrit Avdyli tek Emiljano Shullazi, SPAK kërkon 127 vite burg për 12 të pandehur

më shumë...

BB: Ekonomia do të ngadalësohet, pasiguria globale dhe tensionet gjeopolitike frenojnë rritjen

më shumë...

“Revanshi”, SPAK jep konkluzionet për një pjesë të dosjes, dënimet e kërkuara për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:25

Trump paralajmëron Iranin: Bëhuni të zgjuar ose...

5:17

Parashikimi i BB: Rritja ekonomike e Kosovës...

5:14

Sulm në Londër, plagosen dy hebrenjë

4:57

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit...

4:55

E pazakontë në sistemin e drejtësisë, gjyqtari...

4:52

Von der Leyen: Pasoja afatgjata të krizës...

4:38

Dështimi për presidentin në Kosovë, KQZ kërkon...

4:18

“Merz nuk di për çfarë po flet”/...

3:47

Sonte në Vizion Plus Atl.Madrid vs Arsenal,...

3:40

Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën

Astrit Avdyli
3:24

“Revanshi”/ Nga Astrit Avdyli tek Emiljano Shullazi,...

3:20

BB: Ekonomia do të ngadalësohet, pasiguria globale...

3:09

“Revanshi”, SPAK jep konkluzionet për një pjesë...

3:03

Vendimi/ Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar, zbulohet...

2:55

5-vjeçarja nga Pogradeci bie nga karrigia në...

2:50

Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe...

2:42

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, Sali Berisha...

2:40

Një person dënohet me dy vjet burgim...

2:17

Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e...

2:12

Zjarri përfshin ullishtet shekullore në zonën e...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.