E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali, Rama ndan pamjet: Ditë historike për marrëdhëniet ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke ndarë disa foto nga mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane, e cila u zhvillua një ditë më parë në Romë. Ai e përshkroi këtë ngjarje si një moment historik për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES ????
dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë ????”, shkruan Rama.

Gjatë takimit, të dy kabinetet firmosën një marrëveshje partneriteti strategjik si edhe 15 marrëveshje të tjera që përfshijnë fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria dhe infrastruktura.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë